SHBA pritet të ndërpresë testimin e detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina

8 Mars 2023, 14:08| Përditesimi: 8 Mars 2023, 14:09

  • Share

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, do t’u japin fund të premten testimit të detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina, duke iu bashkuar vendeve të tjera që e kanë hequr këtë detyrim, i tha agjencisë Reuters një burim i informuar për këtë çështje.

Burimi i tha agjencisë Reuters se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të monitorojnë rastet me COVID-19 në Kinë dhe në mbarë botën.

CDC nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

Në fillim të janarit, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan Indisë, Kanadasë, Italisë, Japonisë dhe vendeve të tjera në marrjen e masave pas vendimit të Pekinit për të hequr politikat e rrepta për COVID-19. Sipas atyre masave, pasagjerët 2 vjeç e lart duhet të paraqisnin një rezultat negativ nga një test jo më shumë se dy ditë përpara nisjes nga Kina, Hong Kongu ose Makao.

Kina u godit nga një valë rritjeje masive të rasteve me COVID-19 pasi hoqi dorë nga politika e saj zero-COVID në fillim të dhjetorit. Në shkurt, udhëheqësit kryesorë të Kinës deklaruan "fitore të madhe" ndaj COVID-it, duke pretenduar se vendi kishte shkallën më të ulët të vdekshmërisë në botë, megjithëse ekspertët i kanë vënë në dyshim ato të dhëna./VOA

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?