Foto e një prej protestuesve

SHBA/ Protestë e dhunshme për masat anti-COVID, 4 të arrestuar 1 në kërkim

22 Dhjetor 2020, 11:20| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 11:25

  • Share

Protestuesit të cilët po protestonin për masat e reja kufizuese ant-COVID në Oregon të SHBA-së, kanë sulmuar ndërtesën e kapitolit  ku ishte mbledhur seanca speciale e ligjvënësve të cilët po diskutonin pikërisht për masat e reja për mbrojtjen ndaj koronavirusin në vend.

Ata kanë protestuar për masat kufizuese dhe shtrënguese për sa i përket mbylljes së disa bizneseve me qëllim uljen e përhapjes së koronavirusit në vend.

Protestuesit të cilët kanë qenë më shumë e 100, kanë thyer dyert prej xhami të ndërtesës së Kapitolit, si edhe dëmtime të tjera, ata patën edhe një përleshje me policin e cila është munduar të mbaj situatën nën kontroll pa agravime.

Policia e Oregonit ka arrestuar 4 prej protestuesve, ndërkohë që është një në kërkim pasi është munduar të sulmojë disa prej gazetarëve.

Kjo ishte seanca e tretë plenare që mbahej për Covid-19 në këtë shtet. Që prej shpërthimit të pandemisë në muajin mars, në Oregon janë shënuar më shumë se 103 mijë infektime nga Covid-19 dhe mbi 1,300 vdekje.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tiku: 22/12/2020 11:45

    Po eshte e vertete qe shqipetaret Jane me pak te dhunes ne protesta por SHEFAT e POLICISE Jane Me agresiv

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?