Protesta pro Palestinës

SHBA/ Protestë pro Palestinës në Wall Street, kërkojnë embargo armësh, 200 të arrestuar

15 Tetor, 16:19| Përditesimi: 15 Tetor, 16:24

  • Share

SHBA-  Qindra protestues vërshuan në Wall Street të hënën(14 tetor)  në mëngjes në një protestë të krijuar për të tërhequr vëmendjen ndaj dhunës së Izraelit në Gaza.

Njerëzit të veshur me bluza të kuqe ku shkruhej "Hebrenjtë thonë ndalo armatimin e Izraelit" dhe "Jo në emrin tonë" vrapuan në Bursën e Nju Jorkut disa minuta përpara hapjes së hapjes se saj.

Të udhëhequr nga “Zërat Hebrenj për Paqe”, një grup pro-palestinez i udhëhequr nga hebrenjtë, protestuesit po kërkonin një embargo armësh dhe një armëpushim të menjëhershëm.

Sipas një numërimi nga organizatorët e grupit, rreth 500 njerëz ishin të pranishëm; disa të ulur në tokë, të tjerë duke mbajtur pankarta të mëdha. Disa nga protestuesit u lidhën me zinxhirë në një gardh jashtë dhe thërritën: “Lufta e pafund, fitimet rriten, embargo armësh tani!” Policia ndërkohë arrestoi mbi 200 protestues që i ishin bashkuar grupit “Zërat hebrenj për Paqe”.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?