Bota

SHBA, publikohet letërkëmbimi mes presidentit Kenedi dhe vajzës që i kërkonte të ndalonte rusët: Do vrasin Santa Claus-in

25 Dhjetor 2019, 15:12| Përditesimi: 25 Dhjetor 2019, 16:10

  • Share

SHBA, del ‘në dritë’ letërshkëmbimi midis John F. Kennedy dhe vajzës që i kërkoi atij të ndalonte rusët: Ata do vrasin Santa Claus-in.

Përgjigja e shkurtër por siguruese që presidenti i dha Michelle Rochon, 8 vjeçe në vitin 1961 është ekspozuar në Bibliotekën dhe Muzeun Presidencial të John F. Kennedy në Boston: Mos u shqetëso. Unë fola me atë dje dhe ai është mirë

Ishte viti 1961. Në zemër të Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik po planifikonte të testonte një bombë bërthamore duke e hedhur atë në rrethin Arktik. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, merr një letër nga Michelle Rochon, 8 vjeçe, nga Marine City, në Michigan. Ajo në letër shprehej e shqetësuar për banorin më të famshëm të Polit të Veriut.

“Ju lutemi ndaloni rusët të bombardojnë Polin e Veriut. Ata do të vrasin Santa Clausin”.

Përgjigja e Kenedit, e shkurtër, por siguruese është ekspozuar në Bibliotekën dhe Muzeun Presidencial të John F. Kennedy në Boston.

"Mos u shqetëso për Santa Claus," shkruan presidenti më 28 tetor 1961. "Dje fola me të dhe ai është mirë. Ai do të bëjë përsëri udhëtimet e tij këtë Krishtlindje."

Kennedy shton në letër se ai ndau me rusët shqetësimin e tij për testin e Bashkimit Sovjetik.

 "Jo vetëm për Polin e Veriut, jo vetëm për Santa Claus, por për njerëzit në të gjithë botën".

Michelle Rochon, tani e rritur,  kurrë nuk nuk kishte menduar se letra e saj do të kishte shkaktuar një tronditje të tillë, siç ndodhi në atë kohë. "Unë thjesht u shqetësova për Santa Claus," i tha ajo ‘Boston Globe’.

Dy ditë pasi Kennedy shkruajti letrën e tij, më 30 tetor 1961 në ora 11:32 sovjetikët hodhën bombën ‘Tsar’ ose siç njihet ndryshe RDS-220, bomba më e fuqishme me hidrogjen. Bomba u testua në  gjirin e Mitjušicha në ishullin e Novaja Zemlja, në veri të rrethit Arktik. Presioni i shpërthimit arriti një kulm gjashtë herë më të lartë se ai i Hiroshimës. ‘Kërpudha’, arriti deri në lartësi prej 64 kilometrash dhe rrufeja e çliruar u pa nga 1000 kilometra larg. Vala e tronditjes shkatërroi shtëpitë prej druri që ndodheshin deri qindra kilometra larg, deri në Finlandë.

Në deklaratat zyrtare që shkëmbyen Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik, askush nuk e përmendi më Santa Clausin.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?