Foto nga vendi i ngjarjes

Bota

SHBA, punonjësja qëllon me thikë pesë persona, përfshirë 3 foshnje në çerdhe

21 Shtator 2018, 23:55| Përditesimi: 22 Shtator 2018, 00:10

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA pasi pesë persona, përfshirë 3 foshnje janë qëlluar me thikë në një çerdhe në Queens, New York, nga një grua 52-vjeçare që punon atje.

Mirëpo për sa i përket për moshën e foshnjave, që mendohet se janë 2 vajza dhe 1 djalë, nuk bëhet e qartë. Ndërsa njëra prej vajzave raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Gjithashtu bëhet e ditur se dy të rritur, një punëtore tjetër dhe një nga prindërit e fëmijëve, janë goditur gjithashtu me thikë dhe ndodhen në spital.

Punonjësja pas sulmimit ka shkuar në bodrum dhe ka prerë dorën e saj të majtë në një përpjekje për të vrarë veten. Gruaja është gjetur atje nga policia pak kohë më vonë dhe është dërgua në spital.

Sipas raportimeve nuk bëhet ende e qartë se sa plagë kanë marrë të plagosurit dhe në cilat pjesë të trupit janë qëlluar nga punonjësja.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?