SHBA, radhë të gjata në Hjuston për shkak të mungesës së ujit të pijshëm

20 Shkurt 2021, 16:23| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 16:28

  • Share

Izolimi dhe mungesa e energjisë elektrike në Teksas, për shkak të motit të keq dhe stuhisë që goditi Shtetet e Bashkuara kanë shkaktuar probleme të tjera për qytetarët amerikanë: mungesën e ujit të pastër. Në Hjuston, temperaturat e ulëta shkaktuan plasjen e tubave të furnizimit me ujë të pijshëm dhe raftet e dyqaneve u boshatisën shpejt. Në qytet arka me ujë të pastër po shpërndahen nëpër metroplex dhe në lokacione të ndryshme janë parë radhë të gjata të njerëzve dhe familjeve duke pritur të marrin ujë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?