Senati amerikan
Krahas presidentit, republikanët kanë fituar edhe Senatin amerikan, duke marrë 52 vende. Shumica e vendeve në Senat, i jep mundëisnë republikanëve të miratojnë me shpejtësi emërimet e Presidentit të zgjedhur Donald Trump të anëtarëve të kabinetit të tij. Senati gjithashtu ka kompetencat për miratimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Nuk është ende e qartë se kush do të shërbejë si udhëheqësi i ardhshëm i shumicës në Senat.
ish udhëheqësi republikan Mitch McConnell, i cili është udhëheqësi më jetëgjatë i Senatit në histori, njoftoi në fillim të këtij viti se do të largohej.
Republikanët u kanë marrë deri tani tre vende demokratëve në Senat.
Republikani Bernie Moreno fitoi ndaj senatorit demokrat të Ohajos Sherrod Brown. Zoti Moreno, një biznesmen, e quajti senatorin Brown, i cili kërkonte mandatin e tretë si senator, një politikan shumë liberal për shtetin konservator të Ohajos, duke e lidhur atë me politikat e Presidentit Biden dhe Nënpresidentes Harris.
Republikanët përmbysën edhe garat për Senat në Nebraska dhe Virxhinian Perëndimore.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në SHBA/ Donald Trump rizgjidhet president: Ndaloj luftërat! Harris pranon humbjen në fjalim: S’e braktis kurrë luftën për demokraci
K.M//ReportTv.al