Bota

SHBA, Robert De Niro akuzohet për diskriminim gjinor, një proces gjyqësor prej 12 milion dollarësh

4 Tetor 2019, 10:10| Përditesimi: 4 Tetor 2019, 10:28

  • Share

Robert De Niro është paditur nga një ish punonjëse e ‘Canal Production’ me akuzën "diskriminimt gjinor".

Paditësja Graham Chase Robinson e akuzon aktorin e njohur për krijimin e një ambienti armiqësor me gratë në punë dhe se ka përdorur gjuhë seksiste ndaj tyre…

"Robert De Niro i përmbajtur traditave të vjetra," thuhet në ankesën e Graham Robinson, dhe se ai “nuk e pranon që burrat duhet t'i trajtojnë gratë si të barabarta. Ai nuk e kupton që diskriminimi gjinor në vendin e punës shkel ligjin. Edhe unë kam qënë viktimë e këtij qëndrimi".

Kjo është çështja e dytë që ‘ndan’ De Niro me ish punonjësen e tij. Në të parën De Niro e kishte akuzuar Robinson për vjedhjen e parave të kompanisë dhe kishte kërkuar një dëmshpërblim prej saj në masën  6 milion dollarë. Aktori e akuzonte ish punonjësen e tij se gjatë orarit të punës ajo shikonte filma dhe nuk ishte produktive.

Gjatë sencave gjyqësore, aktori akuzoi Graham Robinson se kishte parë 55 episodet e ‘Friends’, në vetëm 4 ditë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?