SHBA: Rusia ka financuar parti politike në dhjetra vende; mes tyre përmenden 500 mijë dollarë që i janë dhënë PD-së në Shqipëri në 2017

14 Shtator 2022, 07:31| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 19:10

  • Share

Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë për 24 vede të botës, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan. Pretendimi i Departamentit të Shtetit bazohet në një vlerësim të deklasifikuar të inteligjencës amerikane të publikuar të martën. Një zyrtar i lartë nga administrata e Presidentit Joe Biden tha se: ‘Ne mendojmë se kjo është vetëm maja e ajsbergut’.

Sipas një burimi me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një nga këto vende.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth 500 mijë dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Burimi nuk dha hollësi të mëtejshme për rastin e Shqipërisë. Por viti 2017, emri i Partisë Demokratike dhe shifra e përmendur prej 500 mijë dollarësh përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga PD-ja.

Burimi tha gjithashtu se Kremlini kishte përdorur Brukselin si një qendër për fondacionet dhe frontet e tjera që mbështesin kandidatët e ekstremit të djathtë.

Zyrtari amerikan tha për median se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar me aleatë dhe partnerët për të mbledhur më shumë informacion për rrezikun e financimit rus për partitë politike.

“Ajo që është më tronditëse për këtë studim është se shohim praninë e financimit të fshehtë rus në mbarë botën... Po i paralajmërojmë këto parti të huaja dhe kandidatë se nëse pranojnë fshehurazi paratë e Rusisë. Ne kemi mundësinë t’i ekspozojmë, dhe do t’i ekspozojmë”, shtoi ai.

Vlerësimi i inteligjencës amerikane i lëshuar në një kabllogram nuk përmendi vende ose zyrtarë të veçantë që besohet se janë shenjëstruar nga Rusia - por tha se ato përfshinin katër kontinente.

Veç Shqipërisë, sipas burimit të administratës amerikane, në raport përmenden edhe Bosnja dhe Mali i Zi, respektivisht për financimin e fushatës së udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorak Dodik për zgjedhjet e vitit 2018 dhe fonde për partinë pro-ruse Fronti Demokratik.

Autoritetet ruse deri më tani nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike mbi pretendimin e SHBA. Moska ka fajësuar më parë agjencinë amerikane të inteligjencës CIA për ndërhyrje në punët e vendeve të tjera.

Historia e dosjes së lobimit rus nga PD
Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por kush fshihet pas kompanisë “Biniatta Trade”, që rezulton fantazmë e regjistruar në parajsat fiskale dhe çfarë e lidh me rusët? Në një artikull të gjatë hulumtues rreth këtyre pagesave për Muzin Capitol, revista amerikane Mother Jones ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. (lexo ketu). Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit duke ngritur dyshime për origjinën e paravee  duke sjellë nisjen e hetimeve nga prokuroria. Më pas prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur për falsifikim dokumentash ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt lidhur me pagesat për firmën Muzin. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë shpjegime të ndryshme për pagesën 500 mijë dollarëshe, duke u shprehur në fillim se ajo u dha nga shqiptaro-amerikanët, por më pas është shprehur se “Çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 15/09/2022 05:43

    Pra nderkoje qe Basha financohej nga Moska, qeveria e SHBA ne kembim i ofronte mbeshtetje dhe publicitet. Sikur nuk dalin letrat.

    Përgjigju
  • Berishovici: 14/09/2022 19:33

    Sali Kosovari e pohoj vet tha jam Kosovar ,nuk tham jam Dardan ,dhe per ju te gjith qe e dini se ku gjysem sllavi e ka shkretuar Shqiperin deri ne rrenj,ky solli te gjith Veriun ne Shqiperin e Mesme edhe I katandisi si mos me keq,ne 2022 I gjith Veriu esht ber me keq se evgjiti,ne cdo azil te Evropes,dhe ne cdo burg te saj,I mori I perdori edhe I hypi ne gomone,kurse ato cubat e malokeris martinajt me shok po I han krimbi neper ferra

    Përgjigju
  • Ildi: 14/09/2022 17:57

    Po si ka mundesi ne cdo vend i kan futur hundet kto te pangopur te shpifur

    Përgjigju
  • Milo: 14/09/2022 17:57

    Le ti marrin te gjithe si kolektiv qe jane e ti ekstradojne andej ta shohin

    Përgjigju
  • Gaxhiva: 14/09/2022 16:26

    Me Lulen jo 500 mi po 500 milion dollar te jepnin ruset PD s.fitonte se e kishte futur Rama te breket mes dy topeve ate legenin

    Përgjigju
  • Gledis: 14/09/2022 15:03

    Epo skish si me nddodh ndryshe sepse kot nuk dolen protest ata se pjesmarresit u knaqen pare nga ju

    Përgjigju
  • Dea: 14/09/2022 15:00

    Shif shif ca bohet mer plak.. plot paree PD ndaj bejn si njisha aata

    Përgjigju
  • Alb: 14/09/2022 13:42

    O zot kush na ka qeverisur

    Përgjigju
  • Luan: 14/09/2022 12:22

    Ceshtja ne shqiperi do te hapet perseri dhe saliu me lulin do futen ne nje qeli qe tia mbajne njeri tjetein pishtarin

    Përgjigju
  • Alban: 14/09/2022 12:21

    Po mos moj amerike pse ja ben kete PD , ato gjithmone te kane mbeshtetur , ti shko i nxjerre te palarat hahahaah

    Përgjigju
  • Sara: 14/09/2022 12:16

    Si duket presin te mbyllen hetimet dhe pastaj luli dhe sala te gjejne vrime ku te hyjne

    Përgjigju
  • Andi: 14/09/2022 12:15

    Behu gati lul se po te pret 313

    Përgjigju
  • franku: 14/09/2022 11:46

    po normal ajo pun pse ca jane naj fare partie ata edhe , gjithe jeten e kane vjedh shqiperine imagjino edhe kur nuk jane ne pushtet shife ca behet

    Përgjigju
  • Dje: 14/09/2022 11:43

    Me Rusise dje ishin shoke dhe sot armik , keshtu e kanë punet e politikes! Kur ishim shoke të gjithë punet shkonin mirë tani lexojme lajme që i di gjithë shqiperia se kane kohe pa dalur! Në amerike vetem 2 mandate (8vite) lejohet një president Sepse nis dhe i pelqen karriga prandaj shkoni lani faqet dhe kuptoni që nuk duhet një qeveri me shume sesa 8 vite ! Shëndet në jetë !

    Përgjigju
  • Luli vokël: 14/09/2022 11:40

    E hengri Luli me duket me kete artikull !

    Përgjigju
  • Niku: 14/09/2022 11:32

    Ky sorosi si shume po e baltos PD...

    Përgjigju
    • Boti: 14/09/2022 11:45

      Po hari po

  • kiara: 14/09/2022 11:30

    njerez te poshter keto opozitaret edhe duan te vijne ne pushtet prap

    Përgjigju
  • alfonso: 14/09/2022 11:28

    edhe dalin sikur jane mire me popullin pastaj. keto jan kriminela

    Përgjigju
  • Vllau i Vuqiq: 14/09/2022 10:44

    Gjithe fajin e ka vllau i Vuqiq me Lulin. O Putin o hero, gjithe PD ty te do.

    Përgjigju
  • Gjergj: 14/09/2022 08:00

    Jo vetèm parti politike por edhe "anal-ista" qè i shohim çdo darkè nè televizionet e ngritura nè kèmbè me financa, prejardhja e tè cilave, tè ndihmon tè kuptosh qartè qèndrimet antiamerikane tè njè spektri jo tè vogèl nè vèndin tonè.!!!

    Përgjigju
    • Kistra: 14/09/2022 08:12

      Po Gjergj vellai, vetem organet tona inteligjente e ato te drejtesise nuk i dine! Nuk duhet shume investigim per te kuptuar kush ha e vjelle corben ruse!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?