Zëdhënësi i Pentagonit Pat Ryde ka thënë se SHBA nuk do të lejojë që komentet e Rusisë të diktojnë ndihmën e sigurisë që SHBA i ofron Ukrainës, kjo në përgjigje të paralajmërimit të Rusisë se çdo raketë amerikane Patriot e dërguar në Kiev "do të çojë në pasoja të paparashikueshme".
"Më duket ironike dhe shumë zbuluese që udhëheqësit e një vendi që ka sulmuar brutalisht fqinjin e tij... zgjedhin të përdorin fjalë si 'provokuese' për të përshkruar sistemet mbrojtëse që synojnë të shpëtojnë jetë dhe të mbrojnë civilët," shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ SHBA: Rusia nuk do të diktojë në ndihmën tonë ushtarake për Kievin!18 miliardë euro nga BE-ja për Ukrainën
F.D//ReportTv.al