Bota

SHBA: Sanksione ndaj Moskës? BE-ja duhet së pari të ndalojë blerjet e naftës dhe gazit rus

8 Shtator, 19:02| Përditesimi: 8 Shtator, 19:04

  • Share

Vendet europiane duhet të ndalojnë blerjen e naftës dhe gazit rus nëse duan që Uashingtoni të shtrëngojë sanksionet kundër Moskës, tha Sekretari Amerikan i Energjisë Chris Wright për Financial Times.

 Ai nënvizoi se vendet europiane duhet të blejnë në vend të kësaj gaz natyror të lëngshëm amerikan, benzinë ​​dhe produkte të tjera të karburanteve fosile për të përmbushur kushtet e marrëveshjes tregtare SHBA-BE, e cila kërkon që vendet e BE-së të blejnë 750 miliardë dollarë energji amerikane deri në fund të vitit 2028.

“Nëse europianët do të vendosnin një vijë dhe do të thoshin 'nuk do të blejmë më gaz rus, nuk do të blejmë më naftë ruse', a do të kishte kjo një ndikim pozitiv nëse SHBA-të do të mbajnë një qëndrim më agresiv ndaj sanksioneve? Absolutisht", tha ai në një intervistë përpara bisedimeve me homologun e tij evropian në Bruksel këtë javë.

"Ne mendojmë,se është një aset ekonomik për Evropën. Ju doni të keni furnizues të besueshëm të energjisë që janë aleatët tuaj, jo armiqtë tuaj. Arsyeja tjetër është se një objektiv kyç i administratës Trump, dhe besoj edhe i BE-së, është t'i japë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Rusia financon makinën e saj të luftës me eksportet e naftës dhe gazit natyror, dhe nëse Evropa ndalon blerjen e këtyre produkteve, financimi i saj do të zvogëlohet", tha ai.

Sipas organizatës ‘think-tank Ember’, gazi rus përbënte 14% të importeve totale të karburanteve fosile të BE-së në vitin 2024, nga rreth dy të pestat kur Moska filloi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.

Megjithatë, kjo përfaqëson një rritje prej 18% krahasuar me vitin 2023, kryesisht për shkak të rritjes së dërgesave të LNG-së ruse.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Trump pret sot dhe nesër liderët evropianë! Synohet qëndrim i unifikuar ndaj Rusisë


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?