Foto ilustruese

SHBA sanksionon Turqinë për blerje të armatimitimeve nga Rusia

15 Dhjetor 2020, 09:57| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 10:00

  • Share

Edhe pse me zgjedhjen e presidentit të ri shpresohej që të rregullohen marrëdhëniet Turqi-SHBA, ditën e djeshme Shtetet e Bashkuara lajmëruan se kanë vënë sanksione ndaj Turqisë - aleate në NATO - për blerjen e sistemit raketor nga Rusia.

Sanksionet përfshijnë ndalimin e të gjitha licencave amerikane të eksportit në Presidencën e Industrive të Mbrojtjes (SSB), si dhe ngrirje të aseteve të presidentit të saj, Ismail Demir, të nënpresidentit dhe dy punonjësve.

Uashingtoni ka bërë përpjekje ta bindë Ankaranë që të heqë dorë nga blerja dhe instalimi i sistemit rus, duke e paralajmëruar se ai do ta rrezikojë sigurinë e teknologjisë dhe personelit ushtarak të SHBA-së dhe Turqisë.

Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit thanë se sanksionet janë ndërmarrë, pasi negociatat kanë dështuar.

“Veprimi i sotëm dërgon një sinjal të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë transaksione të konsiderueshme me sektorët rusë të mbrojtjes dhe inteligjencës”, tha përmes një deklarate sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Turqia dhe Rusia e dënuan këtë veprim, edhe pse shumë e konsideronin shtyrjen e sanksioneve si shenjë e miqësisë së presidentit turk dhe atij amerikan.

Zyrtarët turk e quajtën atë si një veprim të pakuptimtë i cili do të nxisë përkeqësimin e marrëdhënieve të Turqisë dhe SHBA-ve.

Ministria e Jashtme turke i bëri thirrje Uashingtonit që ta shqyrtojë “vendimin e padrejtë”, ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se sanksionet janë edhe një shembull i “masave të paligjshme dhe të njëanshme shtrënguese” nga Shtetet e Bashkuara.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?