Robert F. Kennedy

Bota

SHBA/ Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy: Nuk e di sa amerikanë kanë vdekur nga Covid-19

4 Shtator, 18:49| Përditesimi: 4 Shtator, 18:51

  • Share

Sekretari amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr., deklaroi gjatë një seance dëgjimore se nuk e di saktësisht sa amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Gjatë seancës dëgjimore në Senat, Sekretari Kennedy bëri deklarata të forta.

“E pranoni faktin që 1 milion amerikanë kanë vdekur nga Covid?”, e pyeti senatori demokrat nga Virginia, Mark Warner.

“Nuk e di sa kanë vdekur,” u përgjigj Kennedy.

Ai shtoi se nuk beson që dikush e di me saktësi këtë shifër për shkak të “kaosit me të dhënat” që, sipas tij, vjen nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Senatori Warner gjithashtu e pyeti nëse mendon që vaksina kundër Covid-19 ka ndihmuar në parandalimin e vdekjeve. Kennedy u shpreh se dëshiron të shohë të dhënat dhe të diskutojë për to.

“Ke tetë muaj në këtë detyrë dhe ende nuk e di nëse vaksina ka shpëtuar jetë”, e pyeti Warner.

“Jo, dhe ky është problem, sepse nuk kanë pasur të dhëna,” u përgjigj Kennedy, duke i cilësuar të dhënat e administratës Biden si “jashtëzakonisht të dobëta”.

Sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Covid-19 ishte shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në SHBA në vitet 2020 dhe 2021, shkaku i katërt në vitin 2022 dhe i dhjeti në vitin 2023.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se deri në mesin e muajit gusht 2023, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar rreth 1.2 milionë vdekje nga Covid-19, afërsisht një në çdo gjashtë vdekje të regjistruara në botë.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?