Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Bota

SHBA, sekretari Mike Pompeo: Do të ushtrojmë presion të pamëshirshëm ndaj Iranit

5 Nëntor 2018, 23:46| Përditesimi: 5 Nëntor 2018, 23:50

  • Share

SHBA, sekretari Mike Pompeo, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të ushtrojnë presion "të pamëshirshëm" ndaj Iranit nëse ai nuk e ndryshon "kursin e tij revolucionar".

Dhënia e këtyre komenteve nga Pompeo ishte disa orë pasi administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, riktheu mbi Iranin të gjitha sanksionet që janë hequr me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Presidenti i Iranit, duke folur me një ton sfidues, tha se vendi i tij

Do të vazhdojë shitjen e naftës. 

        Hassan Rohani

Gjithashtu sekretari amerikan u tha gazetarëve se:

Regjimi iranian ka një zgjidhje: ai mund të bëjë një kthesë prej 180 shkallësh nga kursi i tij i jashtëligjshëm dhe të veprojë si një vend normal, ose mund të shohë shkatërrimin e ekonomisë së tij. 

                     Mike Pompeo

Pompeo ka bërë të ditur se mbi 20 vende i kanë ndërprerë importet e naftës nga Republika Islamike dhe se eksportet e saj kanë rënë për një milion fuçi në ditë.

Për sa i përket vendeve evropiane që janë ende pjesë e marrëveshjes së vitit 2015, kanë thënë se do t'i ndihmojnë bizneset t'i anashkalojnë sanksionet.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?