Sulmi në shkollën në Indiana të SHBA-ve

Bota

SHBA, sërish sulm me armë zjarri në shkollë, plagoset mësuesi dhe nxënësja

25 Maj 2018, 17:37| Përditesimi: 25 Maj 2018, 17:49

  • Share

Dy persona duke përfshirë një vajzë adoleshente, nxënëse e shkollës dhe mësuesi janë në një gjendje kritike pasi u plagosën nga të shtënat në një shkollë të mesme në Indiana.

Siç raportojnë mediat, incidenti ndodhi në Noblesville West Middle School të premten në mëngjes.

Ndërkohë raportohet se i dyshuari tanimë gjendet në paraburgim, shkolla është e bllokuar dhe nxënësit janë evakuuar.

Nuk ka detaje rreth identitetit të sulmuesit, por raportet e mediave lokale thonë se bëhet fjalë për tre studentë të përfshirë në këtë incident.

Shkolla Noblesville West Middle është e vendosur rreth 27 milje në veri të Indianapolis.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?