Bota

SHBA, Shira të rrëmbyeshëm në Teksas, zhytet në ujë Houston, pesë viktima

20 Shtator 2019, 09:54| Përditesimi: 20 Shtator 2019, 10:14

  • Share

Shirat e rrëmbyeshëm në Teksas, si pasojë e stuhisë tropikale Imelda, janë rikthyer në Houston-in e trembur nga uragani i tmerrshëm i gushtit 2017 që solli vdekje dhe shkatërrim.

Mbi një mijë njerëz u shpëtuan në kryeqytetin energjetik botëror, ku niveli i ujit në disa zona tejkaloi metrin.

Një burrë vdiq në spital pasi makina e tij u përmbyt nga uji. 4 viktimat e tjera janë gjetur të mbytur në zona të ndryshme të Houston.

Sipas të dhënave paraprake nga Shërbimi Kombëtar i Motit të Houston, Imelda është stuhia e shtatë më e keqja në Shtetet e Bashkuara për sasinë e shiut të shkarkuar dhe e katërta në Teksas.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott shpalli  gjendje të jashtëzakonshme në 13 qarqe ndërsa kryetari i Houston Sylvester Turner u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë jashtë rrugëve.

Qindra fluturime janë anuluara në aeroportin ndërkombëtar George Bush dhe në mjaftë zona mungon energjia elektrike.

SHBA vetëm pak dy javë më parë u goditën nga Uragani Doria, i cili la pas vdekje dhe shkatërrime.

Numri i viktimave në Bahamas e tejkaloi shifrën 50 kurse numri i të zhdukurve arriti në 2500.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?