Jeffrey Kruse

Bota

SHBA/ Shkarkohet kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, Jeffrey Kruse! Hegseth 'firmos' dhe largime të tjera

23 Gusht, 12:37| Përditesimi: 23 Gusht, 12:40

  • Share

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra kreun e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA) Jeffrey Kruse dhe disa zyrtarë të tjerë. Kështu raporton Uashington Post, duke cituar dy burime, dhe që shënon veprimin e fundit nga administrata e Trump për të spastruar zyrtarët në Pentagon.

Hegseth shkarkoi gjithashtu Zëvendës Admiralen Nancy Lacore, shefen e Rezervës së Marinës, dhe Kundër Admiralin Milton Sands, një oficer i Navy SEAL, i cili mbikëqyr Komandën e Luftës Speciale Detare.

Shkarkimi i Kruse vjen pas një vlerësimi paraprak nga DIA, krahu kryesor i inteligjencës së Pentagonit, të sulmeve ushtarake amerikane në tre centralet kryesore bërthamore të Iranit në qershor, të cilat shkaktuan reagime të zemëruara nga administrata Trump.

Raporti paraprak vlerësonte se aftësitë bërthamore të Iranit ishin penguar vetëm për pak muaj, në kontrast me deklaratat e Hegseth dhe presidentit Donald Trump. 

Një zëdhënës i DIA-s konfirmoi se Kruse nuk është më në krye të agjencisë, duke shtuar se zëvendësja e tij, Christine Bordine, do të bëhet drejtoreshë e përkohshme. 

Që kur mori detyrën, Hegseth ka shkarkuar një sërë oficerësh ushtarakë më të lartë të Amerikës. Administrata Trump ka spastruar njëkohësisht një numër drejtuesish të agjencive të spiunazhit, rolet e të cilëve, ashtu si ato të ushtrisë, supozohet të jenë apolitike.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?