Ish shefi i Shërbimeve sekrete boshnjake, Osman Mehmedagiç

SHBA-të shpallin 'non-grata' tre persona në Bosnjë-Hercegovinë, mes tyre edhe ish-shefi i shërbimeve sekrete

15 Mars 2023, 17:11| Përditesimi: 15 Mars 2023, 17:21

  • Share

Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka futur në ‘listën e zezë’ tre persona nga Bosnjë Hercegovina. Mes tyre është edhe ish drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, Osman Mehmedagiç.

Lajmi u bë i ditur nga sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘twitter’ ku shkruan se këta persona të sanksionuar kanë penguar sundimin e institucioneve ligjore si dhe janë marrë me trafikun e drogës.

“Sot ne sanksionuam tre persona në Bosnjë dhe Hercegovinë të cilët kërcënuan sundimin e ligjit, minuan institucionet, penguan ose kërcënuan zbatimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe kontribuan materialisht në përhapjen ndërkombëtare të drogave të paligjshme”, ka shkruar Blinken.

Sipas mediave boshnjake, Mehmedagiç akuzohet se ka përdorur ‘BH Telecom’ për të mbledhur informacione që mbajnë në celularë politikanë që nuk ishin të lidhur me Partinë e Veprimit Demokratik (SDA).

“Në cilësinë e tij zyrtare si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së BeH-së, shtetasi i BeH, Osman “Osmica” Mehmedagiq keqpërdori kompaninë shtetërore të telekomunikacionit në favor të Partisë për Veprim Demokratik (SDA), një nga partitë më të mëdha politike në BeH…”, thuhet në raportin e publikuar nga Departamenti amerikan i Thesarit. 

Ekzistojnë gjithashtu informacione të besueshme se Mehmedagiç ka bashkëpunuar me grupe kriminale për të pasuruar veten dhe partinë e tij politike. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 15/03/2023 19:54

    Non grata dhe të arrestohen duhet shpalluar vllazrit siamez kriminel ordiner të Ballkanit Vucici fashist dhe Edvin shkjau shqipfolës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?