Anëtarë të karteleve të drogës

Bota

SHBA shpall tetë kartele droge në Amerikën Latine si organizata terroriste

20 Shkurt, 08:04| Përditesimi: 20 Shkurt, 08:06

  • Share

SHBA - Administrata e Presidentit Donald Trump ka shpallur tetë grupe kriminale në Amerikën Latine si “organizata të huaja terroriste”, përfshirë Tren de Agua në Venezuelë dhe MS-13 në El Salvador. Ky vendim, i bazuar në një urdhër ekzekutiv të 20 janarit, synon të rrisë trysninë ndaj karteleve që operojnë në SHBA dhe rrjeteve që i mbështesin ato.

Klasifikimi si organizata terroriste për grupet e krimit të organizuar është një hap i pazakontë, pasi ky etiketim zakonisht përdoret për grupe me motive politike si al-Kaida apo Shteti Islamik. Administrata Trump argumenton se aktivitetet e këtyre grupeve, përfshirë trafikun e drogës dhe të emigrantëve, si dhe përdorimi i dhunës për zgjerimin e territoreve, justifikojnë këtë masë.

Vendimi ka ngjallur reagime të forta. Kritikët paralajmërojnë për ndikime të mundshme në tregtinë me Amerikën Latine, ndërsa bizneset dhe bankat mund të përballen me pasoja ligjore nëse kanë lidhje të pavetëdijshme me kartelet. Ndërkohë, Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka deklaruar se vendi i saj do të mbrojë sovranitetin dhe do të luftojë kartelet në territorin e vet.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?