Bota

SHBA/ Shpërthim në një fabrikë eksplozivësh në Tennessee, disa të vdekur dhe 19 të zhdukur (VIDEO)

10 Tetor, 18:46| Përditesimi: 10 Tetor, 21:48

  • Share

Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë eksplozivësh në Tennessee, SHBA. Mediat raportojnë se ka disa të vdekur si edhe 19 të zhdukur, si pasojë e këtij shpërthimi.

Pamjet nga vendi i shpërthimit tregojnë re të mëdha tymi dhe makina të djegura, të cilat ndodheshin aty pranë, ndërsa shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje.

"Mund të konfirmojmë se ka pasur një shpërthim në Accurate Energetic Systems në zonën e Bucksnort. Shërbimet e emergjencës janë aktualisht në vendngjarje duke punuar për të adresuar situatën', konfirmoi Zyra e Sherifit të Qarkut Hickman.

Një banorë i zonës ka thënë për mediat, se u zgjuan nga zhurmat e shpërthimit të fortë. 

"Mendova se shtëpia ishte duke u shembur bashkë me mua brenda saj', tha ai.

Kompania prodhon eksplozivë, mina, fishekë, të cilët mund të përdoren për përdorim ushtarak.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?