SHBA/ Shqiptarët padisin Google për diskriminim të gjuhës shqipe

13 Tetor 2023, 14:02| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 14:03

  • Share

Gjiganti teknologjik Google është paditur nga dy shqiptarë në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirjen e gjuhës shqipe në gjuhët e mbështetura nga Google.

Ky diskriminim ka pasur pasoja të mëdha në media, marketing, investime të huaja, zhvillim ekonomik dhe teknologjik në Shqipëri. Padia është ngritur nga Haki Dervishi, shqiptaro-amerikan, dhe Neshad Asllani mjek i njohur Kosovar.

Në njoftimin për media thuhet se paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?