‘La Casa De Papel’ në SHBA, hajdutët kalojnë nivelet e sigurisë dhe vjedhin 30 milionë dollarë

5 Prill, 19:50| Përditesimi: 5 Prill, 20:00

  • Share

Los Anxhelos në SHBA është befasuar nga grabitja e 30 milionë dollarëve nga një grup hajdutësh, të dielën e Pashkëve që lamë pas (31 mars 2024).

Sipas mediave, vjedhja e cila konsiderohet ndër më të mëdhatë në historinë e qytetit amerikan, u konstatua ditën e nesërme, pasi hajdutët në mënyrë misterioze dhe të sofistikuar kishin arritur të kalonin nivelet e sigurisë duke mos shkaktuar ndezjen e asnjë alarmi.

Policia amerikane sqaron se godina e bastisur, me vendndodhje në zonën Sylmar të luginës së San Fernando, ishte objekt që shërbente për ruajtjen dhe transportimin e parave të depozituara nga biznese të ndryshme të zonës.

Hajdutët nuk janë identifikuar ende edhe pse për zbulimin e tyre hetimët po kryhen në mënyrë intensive.

Vjedhja vjen gati dy vjet pasi rreth 100 milionë dollarë bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë u vodhën nga një platformë e madhe e Brink në një stacion kamioni në Kaliforninë jugore, ku edhe autorët e këtij incidenti nuk janë kapur ende.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?