Gjigandi Apple pranoi të paguajë 95 milionë dollarë për të zgjidhur një padi, ku pretenduar se asistenti dixhital i saj Siri i aktivizuar me zë, ka shkelur privatësinë e përdoruesve. Një zgjidhje u dorëzua këtë javë në gjykatën federale të Oakland, Kaliforni dhe kërkon miratimin nga gjykatësi i qarkut amerikan, Jeffrey White.
Pronarë të pajisjeve celulare u ankuan se Apple regjistroi në mënyrë rutinore bisedat e tyre private pasi aktivizuan Siri pa dashje dhe ua zbuluan këto biseda palëve të treta sic janë reklamuesit. Asistentët zanorë zakonisht reagojnë kur njerëzit përdorin "fjalë kyçe" si "Hej, Siri".
Dy paditës thanë se përmendja e tyre e atleteve Air Jordan dhe restoranteve Olive Garden shkaktuan reklama për ato produkte. Një tjetër tha se mori reklama për një trajtim kirurgjik me emër të markës pasi e diskutoi atë me mjekun e tij. Periudha e shkeljeve të pretenduara zgjat për një periudhë disa mujore. Ajo filloi kur apple inkorporoi funksionin "Hej, Siri" që dyshohet se çoi në regjistrime të paautorizuara.
Apple mohoi keqbërjen por njëkohësisht ra dakord për të zgjidhur ccështjen. Kompania me bazë në Cupertino, Kaliforni dhe avokatët e saj nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment madje as avokatët e paditësve.
Ata mund të kërkojnë deri në 28.5 milion dollarë tarifa, plus 1.1 milion dollarë për shpenzime, nga fondi i shlyerjes. 95 milionë dollarët janë rreth nëntë orë fitim për Apple, të ardhurat neto të së cilës, ishin 93.74 miliardë dollarë në vitin e fundit fiskal. Një padi e ngjashme është bërë edhe nga përdorues të Google dhe është në pritje në gjykatën federale të San Jose, Kaliforni, në të njëjtin distrikt si gjykata e Oakland.