Ushtarë amerikan

SHBA stërvit trupa elitë për të ndihmuar Tajvanin nga Kina: Po trajnohet njësia që vrau Osama bin Ladenin në 2011-n

12 Shtator, 21:10| Përditesimi: 12 Shtator, 21:13

  • Share

Financial Times ka zbuluar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej kohësh po stërvitin trupa ushtarake elitare që t’i vijnë në ndihmë Tajvanit, në rast se do të pushtohet nga Kina.

Njësia që është stërvitur është pikërisht pjesë e komandove të marinës amerikane, Seal Team Six, e njohur globalisht për eliminimin e Osama bin Laden në vitin 2011.

Njësia vazhdon të trajnohet për më shumë se një vit në selinë e saj në Virginia Beach, rreth 250 km në jug-lindje të Uashingtonit.

Trajnimi sekret tregon fokusin e shtuar të SHBA-së për të parandaluar një sulm të mundshëm ndaj Tajvanit nga Kina, e cila vazhdimisht teksa paralajmëron se do të "shtypë" çdo forcë të huaj që hyn në atë që ajo e konsideron territorin e saj sovran.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?