Liqeni Salton, Kaliforni

SHBA/ Studiuesit bëjnë zbulimin e madh, liqeni në Kaliforni përmban litium të mjaftueshëm për të prodhuar 375 milionë bateri elektrike

11 Dhjetor 2023, 21:38| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 21:46

  • Share

Një studim i ri nga Departamenti Amerikan i Energjisë tregon se liqeni i cili ndodhet midis luginave Coachella dhe Imperial në shkretëtirën jugore të Kalifornisë, është i mbushur me litium ose ndryshe i quajtur “ari i bardhë”, i cili është mjaftueshëm për të ndërtuar bateri për 375 milionë automjete elektrike, duke e bërë atë një nga depozitat më të mëdha të litiumit në botë.

Analistët nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley matën përqendrimet e litiumit në shkëmbinjtë e Liqenit Salton dhe parashikuan sasinë e litiumit që mund të prodhohet gjatë 30 viteve të ardhshme.

Analiza e tyre zbuloi se, me përparimet teknologjike, rajoni mund të prodhojë me mijëra ton litium dhe të krijojë një bum ekonomik, ku sipas Byrosë së Regjistrimit të SHBA, 21% e popullsisë jeton në varfëri.

Për vite me radhë, ekspertët e kanë ditur se zona përmban litium, por deri më tani qeveria nuk kishte vlerësuar se sa.

"Ky raport konfirmon mundësinë për të ndërtuar një industri vendase të litiumit në shtëpi duke zgjeruar gjithashtu prodhimin e pastër dhe fleksibël të energjisë elektrike," tha Jeff Marootian, Zëvendës Ndihmës Sekretari Kryesor për Efiçiencën e Energjisë dhe Energjinë e Rinovueshme.

"Duke përdorur inovacionin amerikan, ne mund të udhëheqim të ardhmen e energjisë së pastër, të krijojmë vende pune dhe një zinxhir të fortë furnizimi vendas dhe të rrisim sigurinë tonë kombëtare të energjisë”,- shtoi ai.

Liqeni Salton është liqeni më i madh i Kalifornisë dhe u formua kur ujërat e devijuara të lumit Kolorado depërtuan në një kanal vaditës në vitin 1905.

Me kalimin e viteve, uji aty është bërë gjithnjë e më i kripur.

Studiuesit nga UC Riverside zbuluan se liqeni ka humbur afërsisht një të tretën e ujit të tij gjatë 25 viteve të fundit dhe shtrati i thatë i liqenit është "i veshur me ujë të kripur dhe toksik, duke shkaktuar probleme me  frymëmarrjen për banorët e zonës".

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?