Një sulm me armë ka ndodhur brenda ambienteve të një shkolle në Tenesi të SHBA-ve. Nga sulmi ka mbetur i vdekur një nxënës, u plagos një efektiv police, ndërsa është arrestuar një i ri, që mendohet se është po nxënës në këtë shkollë.
Policia u lajmërua se një person ishte i armatosur në mjediset e shkollës së mesme Austin -East, por kur ajo mbërriti atje është përballur me shkëmbimin e zjarrit, ku një prej efektivëve mbeti në i plagosur, ndërsa viktimë ka mbetur edhe një nxënës i shkollës.
Policia arrestoi një person dhe mbetet ende e paqartë nëse është autori i ngjarjes apo jo.
Ky sulm është episodi më i fundit pas një seri masakrash me armë zjarri që janë regjistruar në SHBA gjatë javëve të fundit.