Bota

SHBA/ Sulm me armë zjarri në një shkollë të krishterë, 3 viktima dhe 6 të plagosur

16 Dhjetor 2024, 19:19| Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 16:34

  • Share

Një sulm me armë në një shkollë të krishterë në Wisconsin ka lënë të paktën 3 persona të vdekur dhe 6 të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës në shkollën Abundant Life Christian School, në Madison, Wisconsin.

Sipas Daily Mail, burime lokale tregojnë se autori i sulmit ka vrarë veten dhe dyshohet se ka qenë nxënës i kësaj shkolle.

Fillimisht policia ka raportuar për pesë viktima, por në një deklaratë ka sqaruar se tre persona janë të vdekur.

Raportet e para thonë se sulmuesi hyri në shkollë dhe hapi zjarr. Ende nuk dihet nëse viktimat janë nxënës, pjesëtarë të stafit, apo të dyja palët.

Zona rreth shkollës, e cila ndodhet në Dane County dhe ka rreth 390 nxënës nga kopshti deri në klasën e 12-të, është aktualisht e rrethuar nga forca të shumta policore.

Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë para pushimeve të Krishtlindjeve, ndërsa nxënësit po përgatiteshin për një ndeshje basketbolli të planifikuar për mbrëmjen e së hënës.

Senatori i Wisconsin-it, Ron Johnson, reagoi në rrjetin X duke thënë:
“Ngushëllimet dhe lutjet e mia më të sinqerta për viktimat e tragjedisë në shkollën Abundant Life Christian School. Do të vazhdoj ta ndjek nga afër këtë situatë.”

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?