Bota

SHBA/ Sulmi në kishën pranë shkollës në Minneapolis, FBI: Krim urrejtjeje! Autori transgjinor, përdori 3 armë në drejtim të fëmijëve

28 Gusht, 14:52| Përditesimi: 28 Gusht, 21:59

  • Share

Të shtënat me armë në kishën pranë shkollës katolike në Minneapolis që la dy fëmijë të vdekur dhe 17 të tjerë të plagosur po hetohen si një krim urrejtjeje katolik, thotë FBI.

Dy fëmijët, të moshës 8 dhe 10 vjeç, u vranë kur një sulmues hapi zjarr përmes dritareve të Kishës së Ungjillëzimit të qytetit ditën e djeshme, ndërsa fëmijët po merrnin pjesë në një meshë. Sulmuesi transgjinor, i cili vdiq në vendngjarje u identifikua më vonë nga policia si 23-vjeçari Robin ëestman.

Ai iu afrua anës së kishës, ku ndodhet edhe një shkollë, dhe qëlloi dhjetëra herë përmes dritareve duke përdorur tre armë zjarri.

Papa Leo XIV, papa i parë amerikan, ishte midis atyre që i bënë homazhe viktimave të reja, duke thënë se ishte "thellësisht i trishtuar" nga sulmi.

Shefi i policisë, Brian O'Hara u tha gazetarëve: "Ky ishte një akt i qëllimshëm dhune kundër fëmijëve të pafajshëm dhe njerëzve të tjerë".

Ora 21:57
SHBA/ Sulmi në kishën pranë shkollës në Minneapolis, autori ishte i fiksuar me vrasjen e fëmijëve

Një masakër u regjistrua një ditë më parë në një shkollë katolike në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj disa personave, shumica prej të cilave fëmijë.

Gjatë një konference për shtyp, një oficer policie tha se autori ishte i fiksuar pas idesë së vrasjes së fëmijëve.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?