Shtëpia e udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi është sulmuar mëngjesin e së premtes. Për pasojë ka mbetur i plagosur bashkëshorti i saj, Paul Pelosi.
Sipas mediave amerikane 82-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Drew Hammill, një zëdhënës i Nancy Pelosi, tha se sulmuesi është në paraburgim dhe po hetohen motivet e ngjarjes së rëndë.
Nancy Pelosi nuk ishte në shtëpinë e saj në San Franciskos kur ndodhi incidenti i rëndë.
“Kryetarja dhe familja e saj u janë shumë mirënjohës mjekëve për reagimin e tyre me profesionalizëm dhe kërkojnë privatësi në këtë moment”, tha një zëdhënës i Pelosit.
Çifti janë të martuar që nga viti 1963.
Pelosi është një nga politikanet më të fuqishme në SHBA. Ajo u rizgjodh për një mandat të katërt si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2021, duke e bërë të dytën në radhë të presidencës pas Zëvendës Presidentes Kamala Harris.