SHBA - Policia e kontesë Fairfax ndërhyri në selinë e CIA-s në Langley, Virxhinia, pasi një burrë i armatosur me pistoletë u afrua te hyrja e agjencisë së inteligjencës “duke kërcënuar” dhe duke qëlluar disa herë në ajër. Tashmë ai është izoluar brenda godinës.
Njësia për operacione speciale rrethoi zonën me mjete ushtarake dhe kamionë zjarrfikës, duke vendosur gjithashtu snajperë, ekspertë të çaktivizimit të bombave, dronë dhe helikopterë.
Në këtë moment, po zhvillohem negocitata për t'u dorëzuar mes policisë dhe burrit të armatosur, ende të paidentifikuar, i cili është barrikaduar në hyrjen e selisë qendrore të CIA-s.
Sipas Corriere della Sera, një burim i policisë tha se "negociatat po shkojnë mjaft mirë".
Mediat lokale, duke cituar burime të forcave të rendit, raportojnë se i dyshuari u bë nervoz kur oficerët iu afruan dhe bërtiti duke përmendur emrat e Osama Bin Ladenit dhe Donald Trumpit.
Lajmi në përditësim...
Komente
