SHBA/ Të shtëna masive në Alabama, 4 të vdekur dhe 21 të plagosur

22 Shtator, 09:54| Përditesimi: 22 Shtator, 09:55

  • Share

Katër persona u vranë dhe të paktën 21 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive të shtunën mbrëma në Birmingham në Alabama.

Dy burra dhe një grua mbetën të vdekur në vendin e ngjarjes në zonën pranë Universitetit të Alabama në Birmingham, ndërsa një viktimë e katërt vdiq në spitalin e universitetit, tha policia.

Incidenti ndodhi pak pas orës 23:00, tha oficeri Truman Fitzgerald për median.

Ambulancat transportuan në spital 8 të plagosur, 4 prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërsa shumë të tjerë mbërritën në spitale me automjete private.

Rrugët janë bllokuar në zonë, ndërsa policia vijon hetimet. Autoritetet ende nuk kanë asnjë të arrestuar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?