SHBA/ Të shtëna me armë gjatë xhirimeve të videoklipit të reperit të njohur amerikan, 10 të plagosur! VIDEO e rëndë

7 Janar 2023, 08:26| Përditesimi: 7 Janar 2023, 11:57

  • Share

SHBA-  Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri gjatë xhirimit të një videoklipi të reperit amerikano-maroken French Montana në Miami, Florida. Nga sa raportohet e gjitha ka ardhur si pasojë e përplasjes së 2 grupe njerëzish jashtë një restoranti. Sherri nisi pikërisht në restorant dhe përfundoi pak metra më tutje ku po bëheshin xhirimet, por që nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë me reperin.


38-vjeçari French Montana, ose Karim Harbous, siç është emri i tij i vërtetë, ka lindur në Marok, por familja e tij u shpërngul në SHBA kur ai ishte adoleshent. Ai u nominua tre herë për një çmim Grammy.
Reperi ka rënë pre e të shtënave me armë edhe në vitin 2003 në Bronx, Nju Jork. Ai mori një plumb në kokë, por mbijetoi. 

Ai njihet në Shqipëri edhe për bashkëpunimin që ka bërë me këngëtaren shqiptre, Era Istrefi. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?