Pesë ushtarë mbetën të plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në bazën ushtarake amerikane Fort Stewart në Georgia.
CNN raporton se ushtarët fillimisht morën ndihmën e parë në bazë dhe më pas u transportuan në Spitalin Ushtarak Ëinn.
Siç njoftoi zëdhënësi i departamentit të policisë së bazës, nënkoloneli Angel Tomko, autoritetet konfirmuan praninë e një personi të armatosur, i cili, pas një operacioni policor që zgjati rreth gjysmë ore, u arrestua.
Fort Stewart është një nga bazat më të mëdha ushtarake në Shtetet e Bashkuara, ku ndodhet Divizioni i 3-të i Këmbësorisë së Mekanizuar dhe shërben si qendër trajnimi dhe zhvillimi si për trupat aktive ashtu edhe për ato rezervë.
Baza ndodhet rreth 64 kilometra në jugperëndim të Savannah dhe është shtëpia e më shumë se 10,000 njerëzve përfshirë ushtarë, familjet e tyre dhe personelin civil.
Komente
