Një masakër ka ndodhur në një shkollë katolike në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj disa personave, shumica prej të cilave fëmijë.
Sipas zyrtarëve amerikanë, nga të shtënat humbën jetën dy fëmijë, 8 dhe 10 vjeç. Gjithashtu mbetën të plagosur 17 persona, 14 prej të cilëve fëmijë. Dy prej këtyre të fundit janë në gjendje të rëndë.
Policia amerikane ka thënë se dy fëmijët që mbetën viktimë ishin të ulur në stolat e shkollës.
Ndërkohë, autori ka mbetur gjithashtu i vdekur pasi kreu vetëvrasje.
Autori ka qenë i veshur me rroba të zeza dhe ishte i armatosur me 3 armë; një pushkë, një shotgun dhe një pistoletë.
Sipas mediave amerikane, ai filloi të hapte zjarr nga dritaret e kishës duke qëlluar mbi fëmijët dhe besimtarët që ndodheshin brenda. Dy fëmijët mbetën të vdekur në vend.
Të shtënat nisën kur nxënësit po merrnin pjesë në meshën e mëngjesit në shkollën katolike. Kjo është një shkollë private me rreth 395 nxënës, nga parashkollorja deri në klasën e tetë.
Motivi i sulmit të armatosur në shkollën katolike nuk dihet.
Policia amerikane tha se autori është i moshës rreth të 20-ve. Ai ka vepruar i vetëm dhe nuk dihen ende arsyet përse ndërmori aktin e rëndë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë pas nisjes së sezonit të ri shkollor në Amerikë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një shpallje presidenciale për të nderuar viktimat e të shtënave tragjike të ndodhura sot në një shkollë në Minneapolis.
Trump e përshkroi ngjarjen si një “akt të pakuptimtë dhune” dhe urdhëroi që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara të ulen në gjysmë shtize.
Sipas shpalljes zyrtare, flamujt do të qëndrojnë në gjysmë shtize deri në perëndimin e diellit më 31 gusht 2025.
Detaje të reja kanë dalë nga sulmi me armë një shkollë katolike në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj disa personave, shumica prej të cilave fëmijë.
Sipas policisë, 23-vjeçari banonte në periferi të Minneapolis. Më herë gjatë ditës, ai kishte publikuar dy video në Youtube, ku shfaqeshin armë, plumba dhe karikatorë, që nga pamjet duket se janë në një dhomë gjumi, sipas BBC.
Videot ishin përkatësisht 10 dhe 20 minuta të gjata.
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për sulmin me armë që ndodhi në një shkollë katolike në Minneapolis, ku raportohet për disa persona të plagosur, ndërsa autori është vrarë nga policia.
Në një reagim në rrjetin social “Truth Social”, Trump e konsideron ngjarjen si një skenë të tmerrshme, teksa shton se situatën po e mban në monitorim.
“Jam informuar plotësisht për të shtënat tragjike në Minneapolis, Minesota. FBI-ja reagoi shpejt dhe është në vendngjarje. Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë situatë të tmerrshme. Ju lutem bashkohuni me mua në lutjet për të gjithë personat e përfshirë”, ka shkruar Presidenti Trump.
Komente
