Dy persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë palgosur, pas disa të shtënave gjatë natës në Filadelfian Veriore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy nga të ploagosurit janë fëmijë, njeri vetëm 2 vjeç, ndërsa tjetri 13 vjeç.
Një 40-vjeçar i armatosur i veshur me një jelek antiplumb hapi zjarr kundër disa kalimtarëve, katër nga të cilët u plagosën dhe dy të tjerë humbën jetën pasi nuk arritë tu mbijetonin plagëve të marra.
Policia tha për mediat në një konferencë se oficerët e ndoqën të dyshuarin ndërsa ai vazhdoi të qëllonte derisa u arrestua në një rrugicë.
Hetuesit ende nuk e dinë se çfarë çoi autorin të bënte një sulm të tilolë, në të cilat disa automjete u dëmtuan duke shkkatuar kaos në qytet.
Emrat e as të arrestuarve nuk janë bërë ende të ditur menjëherë. Tre nga katër të vrarët ishin të moshës nga 20 deri në 59 vjeç, tha policia.
Ndërsa dy fëmijët që u qëlluan, ishin 2 dhe 13 vjec dhe fatmirësisht të dy nuk janë në rrezik për jetën.
Të paktën 340 të shtëna masive kanë ndodhur në SHBA deri më tani këtë vit, sipas Arkivit të Dhunës me Armë . Arkivi, ashtu si CNN, e përkufizon një të shtëna masive si atë në të cilën qëllohen katër ose më shumë persona, pa përfshirë atë që ka qëlluar.
Rreth 50 gëzhoja të shpenzuara mbuluan skenat e të shtënave, tha ajo.
I kaq po vriten ne shqipnin per dite,e ja ma ne amerik si ashte tan dhomi i boten mren
Përgjigju