Foto nga vendngjarja në Luiziana

SHBA/ Të shtëna në një dyqan armësh në Luiziana, raportohen 3 të vdekur dhe 2 të plagosur

21 Shkurt 2021, 12:10| Përditesimi: 21 Shkurt 2021, 12:12

  • Share

SHBA- Të paktën 3 persona mbetën të vdekur dhe 2 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në një dyqan armësh në Luiziana, të SHBA-së.

Sipas mediave të huaja, fillimisht një prej burrave të ndodhur në dyqan ka qëlluar drejt 2 persona, të cilët gjetën vdekjen e menjëhershme.

Më pas në drejtim të autorit kanë qëlluar disa prej personave të ndodhur aty, duke e lënë të vdekur atë.

Gjatë sulmit të dytë me të shtëna janë plagosur dhe 2 të tjerë të cilët aktualisht ndodhen në spital në gjendje të qëndrueshme.

Autoritetet përkatëse thanë se mbi ngjarjen tragjike kanë nisur hetimet, lidhur me dinamikën e ngjarjes.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 21/02/2021 15:58

    Ne USA nje adoleshent nuk mund te blej cigare kurse arme mund te blej pa prb shtet vk komandojne lobet e armeve dhe e quan veten shtet demokratik leshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?