Një breshëri të shtënash ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në kampusin e universitetit të Uashingtonit ‘Fort Valley’ nga ku mbetën të plagosur 7 persona dhe 1 viktimë.
Ngjarja ndodhi në një festë të zhvilluar nga universiteti jashtë kampusit i cili direkt pas incidentit u mbyll për arsye sigurie.
Gjendja e të plagosurëve sipas mediave vendase është e qëndrueshme ndërsa sa i përket viktims bëhet me dije vetëm që nuk ka qenë student i universitetit.
"GBI Byroja e Hetimit të Gjeorgjisë, po heton një incident me të shtëna që ndodhi në një festë jashtë kampusit në Fort Valley. Gjithsej tetë persona u qëlluan. Nga tetë persona, një person ka vdekur," njoftoi policia.
Universiteti ka anuluar ngjarjet publike të planifikuara për në mëngjes.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.