Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një sallë pritje në New York, ku 3 burra janë vrarë dhe 8 të tjerë janë plagosur.
Të shtënat ndodhën rreth orës 3:30 të mëngjesit të dielën në Taste Of The City Lounge në lagjen Croën Heights të Brooklyn.
Shefja e Policisë, Jessica Tisch, tha në një konferencë për shtyp se tre burra kishin vdekur një 27-vjeçar, një 35-vjeçar dhe një tjetër për të cilin nuk dihet mosha.
Sipas mediave të huaja, 8 të tjerë, 5 burra dhe 3 femra janë dërguar në spitalet lokale. Tisch tha se 11 viktimat ishin të moshës nga 27 deri në 61 vjeç.
“Është një gjë e tmerrshme ajo që ndodhi këtë mëngjes, por ne do të hetojmë dhe do të zbardhim plotësisht atë që ndodhi', tha ajo.
Një armë zjarri është gjetur në afërsi të Bedford Avenue dhe Eastern Parkëay, ndërsa detektivët vazhdojnë të kontrollojnë kamerat e sigurisë në dispozicion.
Komente
