Aktori Morgan Freeman

VIP & Spektakël

SHBA, tjetër skandal në Hollywood, akuzohet për ngacmim seksual Morgan Freeman

25 Maj 2018, 13:58| Përditesimi: 25 Maj 2018, 14:05

  • Share

Një tjetër skandal ka tronditur botën e spektaklit në SHBA, teksa akuzave për ngacmim seksual nuk ju ka shpëtuar as aktori dhe producenti i mirënjohur amerikan, Morgan Freeman.

Freeman akuzohet se gjatë realizimit të filmave “Going In Style” dhe ‘Now you see me” ngacmoi seksualisht tetë aktore, zbulon ekskluzivisht ‘CNN’, që sjell dhe rrëfimet e ‘viktimave’.

Freeman vazhdoi të përpiqej të ngrinte fundin tim dhe të pyeste nëse kam veshur të brendshme.

Aktorja Alna Arkin 

Ndërsa më tej, ajo ka treguar se reagimi i saj ka qenë i menjëhershëm, teksa i ka bërë thirrje të ndalet, dhe kjo ka friëksuar Morgan.

Mes viktimave të pretenduara është një asistente prodhimi e filmit ‘Going in style’, e cila thotë se i ishte nënshtruar komenteve të përditshme lidhur me pamjen e saj, mesazheve të pakërkuara dhe prekjeve.

Pas publikimit të lajmit nga ‘CNN’ ka reaguar dhe aktori i madh, i cili ka kërkuar ndjesë publike, duke sqaruar se nuk ka pasur kurrë për qëllim t’i ngacmojë aktoret.

Kushdo që më njeh mua ose ka punuar me mua e di që nuk jam një person që do të ofendonte me qëllim askënd. I kërkoj falje, kujtdo që është ndjerë i ofenduar dhe në siklet. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im.

Aktori Morgan Freeman

Morgan Freeman është prej kohësh një prej personaliteteve më me ndikim të komunitetit afro-amerikan. Ai është vlerësuar me Oscar për interpretimin në “Million Dollar Baby” dhe është kandiduar 4 herë të tjera për rolet e famshme në filma të tillë si “Invictus”, ‘Krahët e Lirisë’, etj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?