Një avion Boeing në SHBA është përfshirë në një incident.
Gjatë ngritjes nga pista, pasagjerët filmuan nga sediljet e tyre përmes dritares, një pjesë të avionit që shkëputet.
Më pas avioni me drejtim në Houston u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit pasi një mbulesë motori ra dhe goditi krahun, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA.
Fluturimi arriti një lartësi prej rreth 3,000 metra kur u kthye, ndërsa në bord kishte 135 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Administrata Federale e Aviacionit Amerikan tha se hetimi vazhdon.
Southwest Airlines flight #WN3695, a Boeing 737-800, lost both cowlings from engine no.2 during takeoff from Denver Airport, Colorado, USA. The flight made a safe return to Denver.pic.twitter.com/8B5eKvgI6a
— Aviation Safety Network (ASN) (@AviationSafety) April 7, 2024