Një stuhi e fuqishme goditi rajonin qendror të Tennessee dhe veçanërisht qytetin legjendar të muzikës.
19 njerëz vdiqën në qytetin Nashville, në shtetin e Tennesse, për shkak të dhunës së një tornadoje që shkaktoi gjithashtu një ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike.
Të paktën 40 ndërtesa dhe struktura të tjera u rrëzuan. Ngjarja ndodhi menjëherë pas mesnatës.
Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë duke përqendruar përpjekjet e tyre në qytetet Germantown, East Nashville dhe Hermitage.
Kryetari i Bashkisë së Nashville, John Cooper tha për WTVF se ka rreth 20 persona të plagosur që ndodhen në spital.
Shteti i Tennessee në vitet 1993 dhe 1998 është goditur nga tornado që kanë shkaktuar viktima dhe dëme.