SHBA trajnon policitë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës

17 Prill, 18:49| Përditesimi: 17 Prill, 19:03

  • Share

Programi i Ambasadës së SHBA për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare (EXBS) mundësoi një trajnim të ofruar nga Njësia Taktike e Patrullës Kufitare të Operacioneve Speciale të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA (BORTAC) për policinë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës javën e kaluar në Korçë.

"Njësitë e mirëtrajnuara të BORTAC ndihmojnë partnerët ndërkombëtarë të zhvillojnë aftësitë e tyre për të ruajtur sigurinë kufitare, përfshirë anti-terrorizmin, zbulimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore, rregullimin e imigracionit dhe ndalimin e trafikut të drogës, bëri të ditur sot ambasada e SHBA në Tiranë.

Gjatë javës, ekipe të përbashkëta u angazhuan në patrullime kufitare dhe kryen spastrime përgjatë kufirit të gjelbër, duke u ofruar oficerëve shqiptarë dhe kosovarë përvojë të drejtpërdrejta në teknikat e përparuara të gjurmimit në terren", njofton ambasada.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?