Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka njoftuar gjatë një deklarate për mediat se ishte drejt përfundimit të një plani për të detyruar emigrantët të paraqiten në një port të Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që të mund të hyjnë në mënyrë të ligjshme në vend.
Gjithashtu Trump theksoi përsëri pretendimin se, karvani i emigrantëve nga vendet e Amerikës Qendrore drejt kufirit mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara është i ngjashëm me “pushtimin”.
Ndërkohë Presidenti është shprehur se mbështetësit kryesorë të cilit janë në favor të linjës së ashpër ndaj emigracionit, shtoi se ata duhet të kthehen mbrapsht tani. Presidenti foli në Dhomën “Roosevelt” të Shtëpisë së Bardhë, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, që do të mbahen më 6 nëntor.
I kushtojnë vendit tonë miliarda e miliarda dollarë çdo vit, gjithashtu se ata shkaktojnë një tendosje tejet të madhe në shkollat tona lokale.
Donald Trump
Mirëpo më herët gjatë kësaj të enjteje, Trump ka deklaruar se numri i trupave ushtarake të dërguar në kufirin me Meksikën mund të arrijë deri në 15 mijë, gjë që sjell shqetësim për shkak se ky numër i përafrohet misionit pushtues në Afganistan.
Gjatë deklaratës Trump kërkoi gjithashtu kufizimin e kërkesave për azil, kur u shpreh se emigrantët që duan të hyjnë në SHBA mund të aplikojnë për azil në pikat hyrëse kufitare, edhe pse theksoi se një kërkesë e tillë mund të kërkojë deri në 3 vite për t’u shoqëruar me një vendim.
Komente
