Patrick Shanahan, i emëruar Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes

Bota

SHBA, Trump emëron Patrick Shanaham Sekretarin e ri Amerikan të Mbrojtjes

23 Dhjetor 2018, 19:19| Përditesimi: 23 Dhjetor 2018, 19:31

  • Share

Zëvendëssekretari i Mbrojtjes Patrick Shanahan është emëruar shef i ri i Pentagonit, lajm i cili është njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të zgjedhur Shanahan si Sekretarin e ri Amerikan të Mbrojtjes vjen pas dorëheqjes së ish sekretarit James Mattis i cili  më herët ishte deklaruar në letrën e dorëheqjes që  pikëpamjet e tij nuk janë plotësisht “të përafërta” me ato të presidentit Donald Trump, transmeton BBC.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Tëitter, presidenti amerikan Trump  njofton se Shanahan do ta marrë rolin e tij më 1 janar.

 “Është kënaqësi për mua të njoftoj se zëvendësministri i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, do të shërbejë si ministër i Mbrojtjes prej 1 janar 2019. Patrick ka një listë të gjatë të arritjeve gjatë shërbimit si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe më parë në ‘Boeing’. Ai do të jetë i shkëlqyeshëm,” shkruan Trump në Tëitter. 

Jim Mattis u bë Sekretar i Mbrojtjes pak pas fillimit nga detyra të presidentit Trump dhe është një nga anëtarët më jetëgjatë të kabinetit.

Ndërkohë, pak ditë më parë PresidentiTrump ishte deklaruar se sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis, do të largohej nga posti i tij  në muajin shkurt  për të dalë në pension pas ushtrimit prej dy vitesh të detyrës së tij si sekretar i mbrojtjes.

Lajmi për largimin e zotit Mattis doli një ditë pasi presidenti Trump njoftoi se trupat amerikane do të tërhiqeshin nga Siria, pasi forcat e mbështetura në Shtetet e Bashkuara kishin bërë një përparim të dukshëm ndaj forcave të shtetit islamik, një vendim që hasi në një kundërshtim nga anëtarët e kabinetitit të Pentagonit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?