Nga e majta: Mark Zuckerberg, Tim Cook, Bill Gates dhe Sam Altman

Bota

SHBA/ Trump organizon darkë me drejtuesit më të lartë të teknologjisë

4 Shtator, 18:30| Përditesimi: 4 Shtator, 18:32

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump ka organizuar një darkë me drejtuesit më të lartë të industrisë së teknologjisë në SHBA, në Kopshtin e Trëndafilave, në eventin e parë që zhvillohet në këtë hapësirë pas rinovimeve të fundit.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, në listën e të ftuarve pritet të jenë CEO i Meta-s Mark Zuckerberg, CEO i Apple Tim Cook, bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates dhe CEO i OpenAI Sam Altman.

Një burim për CNN bëri me dije se planet për darkën u përgatitën me shpejtësi dhe përkojnë me një tjetër aktivitet të rëndësishëm që mbahet po mbrëmjen e të enjtes (me orën e SHBA) nga Zonja e Parë, Melania Trump, e cila do të organizojë një event të rrallë publik në Shtëpinë e Bardhë, të përqendruar te inteligjenca artificiale.

CEO i Google dhe i kompanisë mëmë Alphabet, Sundar Pichai, do të mbajë një fjalim në eventin e pasdites të organizuar nga Zonja e Parë dhe më pas do të marrë pjesë në darkën e Kopshtit të Trëndafilave.

Presidenti Trump u ka bërë të ditur ndihmësve të tij që prej disa javësh dëshirën për të hapur me një event të madh Kopshtin e Trëndafilave.

Hapësira e kopshtit është transformuar tërësisht, me heqjen e barit dhe shtrimin e një sipërfaqeje prej guri, duke ndjekur modelin e verandës së Mar-a-Lago, ku Trump shijon darkat në ambient të hapur gjatë fundjavave të tij larg Uashingtonit.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?