Ish presidenti Donald Trump, kritikoi sot shkëmbimin e të burgosurve mes SHBA dhe Rusisë, duke e quajtur atë një fitore të Vladimir Putinit.
‘Rusët arritën një marrëveshje të mirë’, tha kandidati republikan për president, duke iu referuar marrëveshjes më të madhe për shkëmbim që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Mes 26 personave të shkëmbyer ishte dhe reporteri amerikan i Wall Street Journal, Evan Gershkowitz.
‘Mendoj se është mirë që Evan është kthyer, por këto marrëveshje janë të tmerrshme, ato do të çonë në një numër të konsiderueshëm rrëmbimesh’, tha Trump në Fox Business.
Përveç Gershkowitz, ish marinsi Paul Whelan, i cili ishte mbajtur në Rusi që nga fundi i 2018 për akuzat për spiunazh, u lirua gjithashtu.
‘Unë do ta kritikoj marrëveshjen, siguroi Trump, duke theksuar se është mirë që ata janë kthyer’. Por rusët bënë një kompromis të mahnitshëm dhe kjo vendos një precedent shumë të keq, Është fitore për Putin’, vijoi ai.
Trump pohoi gjithashtu se presidenti Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris, kundërshtarja e re në zgjedhjet presidenciale, ‘nuk respektohen’ në skenën ndërkombëtare.
Lidhur me këto deklarata ka reaguar presidenti Biden, i cili u përgjigj me një pyetje drejtuar Trump për lirimin e të burgosurve: Pse nuk e bëri këtë kur ishte president?