Bota

SHBA/ Trump shpall gjendjen e emergjencës dhe vendos Gardën Kombëtare në Uashington: Është koha të rivendosim ligjin dhe rendin

11 Gusht, 18:41| Përditesimi: 11 Gusht, 18:44

  • Share

Donald Trump ka njoftuar vendosjen e Gardës Kombëtare në Uashington.

«Do ta shpëtoj kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara nga krimi dhe nga mjerimi», tha ai gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke bërë të ditur se policia lokale do të «vihet nën kontroll të drejtpërdrejtë të forcave federale».

Do të vendosen 800 ushtarë. Presidenti amerikan shpalli gjendjen e emergjencës, duke theksuar se prokurorja e përgjithshme Pam Bondi do të mbikëqyrë departamentin e policisë metropolitane të kryeqytetit.

Miliarderi e quajti këtë një «veprim historik» për të «rimarrë nën kontroll kryeqytetin», duke u bazuar në nenin 740 të “District of Columbia Home Rule Act”, i cili vendos policinë metropolitane të Uashingtonit nën kontroll të drejtpërdrejtë federal. Trump shtoi gjithashtu se do të dislokojë Gardën Kombëtare për të ndihmuar në «rivendosjen e ligjit dhe rendit».

Hegseth: «Garda Kombëtare në Uashington këtë javë»

Pete Hegseth sqaroi se Garda Kombëtare është mobilizuar tashmë dhe do të mbërrijë në Uashington gjatë javës. «Do të punojmë krah për krah me gjithë policinë e Uashingtonit dhe me forcat e rendit federale për të garantuar sigurinë e këtij qyteti», theksoi sekretari i Mbrojtjes.

Çfarë është dhe si funksionon Garda Kombëtare e SHBA-së

Garda ka një rol ushtarak unik, në shërbim si të komunitetit ashtu edhe të vendit, dhe është e zakonshme që guvernatorët ta thërrasin Gardën e shtetit të tyre për t’u përgjigjur në raste fatkeqësish natyrore. Por anëtarët e saj, sidomos ata me aftësi të veçanta, mund të thirren edhe për të ndërhyrë në zona konfliktesh.

«Garda i përgjigjet emergjencave kombëtare, misioneve luftarake jashtë vendit, aktiviteteve kundër drogës, misioneve të rindërtimit dhe të tjera», thuhet në faqen zyrtare të saj. Në kushte normale, Garda i përgjigjet guvernatorit të shtetit.

Artikulli është në përditësim…

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?