Foto ilustruese

SHBA/ Trump vendosë veto mbi projektligjin e mbrojtjes kombëtare

24 Dhjetor 2020, 09:59| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 10:02

  • Share

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vënë veton mbi projektligjin vjetor të politikës së mbrojtjes.

Projektligji afirmon rritjen me 3% të pagës së trupave amerikan dhe autorizimin e 606 milionë eurove për programet ushtarake.

Kongresi i kishte dërguar Trumpit projektligjin, i cili kishte të bënte me politikën e mbrojtjes më herët këtë muaj. Ai përpara se të vendoste veton mbi atë, ka renditur arsyet e rrefuzimit, duke theksuar se përfituesi më i madhe në kuadër të këtij projektligji do të ishte Kina.

"Projekt-ligji nuk përfshin gjëra të rëndësishme të sigurisë kombëtare, përfshin dispozita që nuk respektojnë veteranët tanë dhe historinë e ushtrisë sonë dhe bie në kundërshtim me përpjekjet e Administratës sime për të vendosur Amerikën të parën në veprimet tona të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme. Është një 'dhuratë' për Kinën dhe Rusinë. ”, ka thënë Trump në një deklaratë të bërë.

Prej vitit 1960, një projekt-ligj i tillë është miratuar çdo vit dhe asnjë president nuk e ka bllokuar atë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?