Politikë

SHBA ultimatum Bashës pa Berishën në Parlament, Adi Krasta sulmon Yuri Kim: Madam ambasadore jeni diplomate e dobët

1 Gusht 2021, 20:25| Përditesimi: 1 Gusht 2021, 22:43

  • Share

Ultimatumi që ambasadorja Yuri Kim i dha Lulzim Basha në selinë blu para pak ditësh për të mos lejuar që Sali Berisha të hyjë në parlament në shtator, i cili është shpallur ‘non grata’ nga SHBA, ka bërë që televizioni i familjes Berisha të nxjerrë njerëzit në sulm ndaj diplomates. Gazetari dhe moderatori Adi Krasta me një postim në twitter e cilëson Yuri Kim si një diplomate të dobët.

“Madame AmbassAdor-Jeni një diplomate e dobët. Zhvlerësimi i ambasadoreve të huaj në Shqipëri është i pandalshëm. Për herë të parë shqiptaret janë të pafajshëm”, shkruan Krasta.  

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën në parlament në muajin shtator dhe diplomatja amerikane, Yuri Kim i kërkoi Bashës që të distancohet nga ai, por nga ana e kryedemokratit ka pasur vetëm heshtje për këtë çështje.

Postimi i Adi Krastës në Twitter

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 02/08/2021 15:45

    Faleminderit zonja Ambasadore e SHBA-ve ne Tirane, qe jeni qartesisht ne krah te aspiratave perparuese te shumices se cilesuar te shqiptarve.Mirenjohje per kontributet tuaja ne vendin tim.

    Përgjigju
  • qytetari: 02/08/2021 07:59

    Mos mer me vete mekatet..

    Përgjigju
  • Liridon: 01/08/2021 20:49

    Kotë nuk ka dal ajo fjala që thonë; qija nënën që rë thërase babë kështu ja ka bërë sala keastes

    Përgjigju
  • Scutari: 01/08/2021 18:57

    Krasta paska harruar ose i paska pëlqyer druri që ka ngrënë nga tropojanët në emisionin me vallëzime pa një të shtunë....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?