Banorët largohen nga Florida

SHBA/ Uragani Milton pritet të godas Floridën, banorët evakuuohen nga banesat

9 Tetor, 08:27| Përditesimi: 9 Tetor, 09:28

  • Share

Banorëve të Floridës në SHBA, janë duke u evakuuar përpara se të vendin ta godas uragani Milton, që parashikohet të jetë një nga më shkatërruesit që ka goditur ndonjëherë bregun e Gjirit të Floridës.

Guvernatori Ron DeSantis dhe të tjerë paralajmëruan njerëzit ditën e sotme se duhet që të evakuoheshin pasi uragani Milton po i afrohet Floridas, si një stuhi e kategorisë 5.

"Milton ka potencialin të jetë një nga uraganët më shkatërrues të regjistruar për Florida-në qendrore perëndimore", tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në një diskutim parashikimi.

Sipas mediave të huja, paralajmërimet për afrimin e stuhisë mbuluan pothuajse të gjithë bregun perëndimor të Floridës, dhe në një zonë midis Bonita Beach dhe Chassahoëitzka, ndërsa thuhet se përmbytja do të jetë më shumë se 5 metra.

Shteti po përgatitet për një stuhi potencialisht shkatërruese, ndërsa punonjësit e linjës së energjisë janë në gatishmëri në Florida për të ndihmuar në zgjidhjen e asaj që parashikuesit thanë se mund të jetë ndërprerje e zgjatur e energjisë elektrike pasi uragani të godas vendin.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?